Punime Mermeri

Water Jet eshte paisja qe ka aftesine te te preje materiale te ndryshme si mermer apo metale duke perdoruar presionin e larte te ujit se bashku me grimcat e vogla te reres se imet.

Procesi eshte i ngjashem me erozionin qe ben uji en natyre, por i pershpejtuar me nje fuqi disa mijera here me te madhe.

Koka prerese eshte e lidhur me nje pompe te fuqishme dhe uji del me presion nga nje vrime e vogel qe ben te mundur prerjen e materialeve en trashesi te ndryshme.

Prerja sipas formave kryhet me ane komandave kopmjuterike, duke bere qe koka te prese materialin sipas formes se projektuar ne kompjuter. Dimensionet e tavolines se punes arrijne ne 350×200 cm, duke krijuar keshtu mundesine e realizimit te veprave ne dimensione te medha.

Llojet e materialeve qe mund te punohen me Water Jet jane te shumta:

  • Mermer, trashesi deri ne 4cm
  • Granite
  • Xham
  • Metale (alumin, hekur, inox, baker etj me nej trashesi deri ne 2cm)

Angjo Decor duke perzgjedhur kualitete me te larta te Mermerit dhe pafundesine e ngjyrave realizon keto lloje punimesh:

  • Dekorime dyshemeje
  • Dekorime fasade e bordura
  • Dekorime dyshemeje apo fasade me logon apo emrin e kompanise suaj.
  • Mozaike te ndryshem per tavolina per perdorim te mbrendshme dhe te jashtem.