Rreth nesh

Pasioni per artin, krenaria per te ruajtur traditen, kreativiteti per krijuar risite moderne na frymezuan qe ne vitin 1998 te krijonim kompanine Angjo Decoration.

Ndertuar per te krijuar artin e vertete ne perpunimin e hekurit dhe te mermerit.
Stafi specializuar me inxhiere me nje pervoje te gjate ne kete fushe, bashkepunimi i frutshem me specialistet e huaj, investimet ne teknologjine me moderne te perpunimit te hekurit dhe ate te mermerit, bejne te mundur qe Angjo Decor te ofroj nje shumellojshmeri produktesh e sherbimesh duke qene kompania me e madhe ne rajon ne kete stil prodhimi.

Punimet e hekurit jane te pafundme duke filluar nga elementet per ndertimin e perdorim te jashtem te ambjenteve tuaja e deri tek detajet artistike per dekorimet e ambjenteve te mbrendshme. Procesi fillon me konceptimin e produktit qe kerkoni dhe dizenjimi i projektit nga inxhineret tane, pastaj vjen perzgjedhja e hekurit, sipas profilit te punes bazuar ne kualitetin dhe performance me te larte te nje hekuri teresisht te importuar sipas standarteve evropiane.
Mjeshtrat tane kthejne projektin ne jete duke u bazuar ne traditen e perpunimit te hekurit ku me ndihmen e paisjeve moderne i japin nje elegance klasike apo moderne produktit perfundimtar.

Perpunimi i mermerit mundesohet eksluzivisht fale teknologjise se vetme ne Shqiperi, sistemi Water Jet, i cili duke bashkuar presionin e forte te ujit sebashku me grimcat e reres, ben te mundur prerjen sipas formave te paracaktuar me ane kompjuterit ne disa materiale si:
Mermer, hekur, xham, porcelan, granit etj.

Angjon Decor ben pjese ne grupin e kompanive artizanele ku ka marrur pjese ne shume panaire mbrenda dhe jashte vendit duke u bere pjese edhe e shume vlersimeve per vleren dhe vecorine e artin qe ajo krijon.

Angjo Decor, Art dhe Tradite